Takim për zonat e mbrojtura, prefekti Shehu: kemi plan menaxhimi
Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu ka mbledhur në një takim përfaqësues të zonave të mbrojtura duke diskutuar në lidhje me rivitalizimin e zonave të prekura nga zjarret. Por jo vetëm kaq, prefekti Shehu tha gjithashtu se nga ky takim janë lënë edhe detyra konkrete për për menaxhimin e zonave. Gjithashtu nga viti i ardhshëm do të ngrihen në Lurë dy fidanishte të cilat do të ndihmojnë me prodhimin e fidanëve për mbjelljen e tyre në zonat e prekura nga zjarret ndër vite. Anëtarë të komitetit të zonave të mbrojtura janë nga Prefekti i Qarkut, specialist të bujqësisë, turizmit, infrastrukturës dhe energjisë, ujërave, shkencës dhe arsimit, trashëgimisë kulturore etj. Ky komitet është ngritur që në vitin 2024 dhe zhvillon mbledhje periodike për të mbajtur të informuar situatën me zonat e mbrojtura siç është parku kombëtarë “Lurë - Mali Dejës”, Ulza etj.