Në drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, ndëshkohen 1867 drejtues, tre të arrestuar

Në drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, ndëshkohen 1867 drejtues, tre të arrestuar

Policia Rrugore e Dibrës vijon monitorimin intensiv të qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës. Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë periudhës 13–24 nëntor, janë arrestuar 3 shtetas për drejtim të automjetit në gjendje të dehur, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për drejtim të automjetit pa leje drejtimi. Më tej, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 1867 masa administrative. 35 masa administrative për qarkullim me xhama të errësuar, 39 masa administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 298 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 154 masa administrative për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, 65 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, 241 masa administrative për parakalime të gabuara, 365 masa administrative për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 670 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Kontrollet dhe monitorimet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut Dibër, me qëllim identifikimin e shkelësve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të sigurt.