Ish-ushtarakë, ushtarakë, oficerë në pension dhe aktivë dibranë u mblodhën sot në Ditën e Verës, në sallën e Pallatit të Kulturës të qytetit të Peshkopisë, një një takim të titulluar “Takim brezash”. Në këtë aktivitet u kujtuan oficerët e rënë në detyrë, dhe ato që nuk jetojnë më. Të pranishmit kujtuan me respekt oficerët që kanë kryer me sukses detyrën për mbrojtjen e paqes jo vetëm në vendin tonë por kudo ku kanë shërbyer. Të pranishëm në këtë takim brezash ishin ushtarakë dhe ish-ushtarakë të lartë si; Ismail Shulku komandant drejtues shtabi, Gjeneral Dilaver Laçi, Gjeneral Xhemal Gjunkshi (ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm) Gjeneral Gjergj Vladi, etj.
Në fund, pjesmarrësit shprehën dëshirën që takime si ky i ditës së sotme të vijojnë edhe në të ardhmen, për të mbajtur gjallë kontributin e secilit në fushën e mbrojtjes.