Korabi mund Apoloninë, siguron play-off për Superioren ndaj Egnatias
Korabi është skuadra e cila do të marrë pjesë në play-off për Superioren ndaj Egnatias. Skuadra dibrane ka siguruar praninë në ndeshjen finale duke mundur sot Apoloninë me shifrat 3-2.
Sfida e sotme ka nisur me gol, me dibranët të cilët gjetën që në minutën e parë rrjetën me Gecin.