Udhëtimi drejt Dibrës, rrethit që beson vetëm tek ndërtimi i rrugës së shkurtër që lidhet me Tiranën dhe tek emigracioni
Nga Teuta Shamku dhe Anila Prifti-
Të udhëtosh drejt Dibrës duhet të mendohesh jo pak. E gjithë rruga që përshkon mbështillet me mister të frikshëm. Po ashtu dhe vetë lokaliteti. Pas 200 kilometra rrugë, ndërsa ecën duke lënë male e male në krah të majtë, përballë një Vargmali shtrihet Dibra.