Dënohet me 3.6 vite burg Lefter Alla, 26 vite e 6 muaj burg për 10 personat e tjerë
Është zhvilluar këtë të premte seanca e radhës për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Pas disa muajsh hetime, Prokuroria e Posaçme ka faktuar se ish-kryebashkiaku Lefter Alla dhe nëpunësit e tjerë të Bashkisë Bulqizë kanë abuzuar me tenderin për ujësjellësin e qytetit, i cili kapte vlerën e 3 milionë eurove.