Imagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë
Nga Andi Bushati
Këmbëngulja për të votuar ndryshimet përfundimtare në kodin zgjedhor, pa përfillur paralajmërimet më të forta që Brukseli i ka bërë deri më tani qeverisë socialiste, nuk përbën ndonjë surprizë. Ajo është në logjikën e gjërave dhe brenda strategjisë me të cilën po sillet Rama për të grabitur