Mulliri që bashkon Dibrën dhe Kukësin, aty ku fëmijët martoheshin që pa lindur
Nga Valdrin Vlesha
Ujërat e Burimit të Postovirës përpara se të derdheshin furishëm në luginën e lumit Drini i Zi kalonin nën gurin e një mulliri shekullor.
“Mulliri i Postovirës” mendohet se u ndërtua nga fisi Marku nga fshati Vrej i Kukësit. Ai dikur njihej si një pikë bashkimi e