Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00 në Bulqizë, ku grupi i kontrollit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit u sulmua me armë zjarri. Ata kishin pikasur një sasi lëndë drusore të prerë dhe një mjet që do transportonte në zonën e Tërnovës.
Sulmi ndaj inspektorëve të ISHMPUT, Miftari: Kontrolle edhe tek subjektet minerare
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:00 në Bulqizë, ku grupi i kontrollit të Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit u sulmua me armë zjarri. Ata kishin pikasur një sasi lëndë drusore të prerë dhe një mjet që do transportonte në zonën e Tërnovës.
Mësohet se të shtënat kanë nisur sapo gupi i inspektorëve iu është afruar vendit ku ndodheshin drutë. Kryeinspektori i ISHMPUT për Qarkun Dibër, Lutfi Miftari tha se lënda drusore përdorej për shtylla në ndërtimin e galerive në minjerat e Bulqizës, ndërsa ata kishin dalë në terren pas sinjalizimeve se bëhej kontrabandë e tillë në një kohë që vazhdon moratorium i pyjeve.
Ndërkohë Policia e Bulqizës e cila mbërriti në vendin e ngjarjes pas noftimit të bërë nga ana e inspektorëve, tha se për ngjarjen janë shoqëruar disa persona, ndërsa ka sekuestruar edhe mjetin që ndodhej pranë lëndës drusore gati për ngarkim.