Më shumë se një e katërta e britanikëve mund të refuzojnë të vaksinohen kundër COVID-19 nëse një vaksinë vihet në dispozicion, sipas gjetjeve të një studimi të ri.

Bëhet fjalë për një studim të 2.065 personave të moshës 18 vjeç e më shumë nga e gjithë Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore, i cili zbuloi se 27 për qind e njerëzve nuk do të pranonin një vaksinë menjëherë.

Sondazhi i pyeti të anketuarit se sa do të ishin dakord me fjalinë e mëposhtme:

“Unë nuk do të doja të vaksinohesha kundër coronavirusit nëse do të ishte në dispozicion një vaksinë me cilësi të lartë”.

Sipas rezultateve, 7 për qind thanë se “pajtohen plotësisht” se nuk do të donin të vaksinoheshin, 7 për qind “ranë dakord”, dhe 13 për qind thanë se ishin “të pavendosur”.

Një anketë e tillë vjen pasi u zbulua se Britania e Madhe kishte nënshkruar një marrëveshje për 90 milionë doza vaksinash premtuese që po zhvillohen.

Marrëveshja e re është e ndarë nga 100 milionë dozat e vaksinës që po zhvillohen nga studiuesit e Universitetit të Oksfordit në partneritet me kompaninë farmaceutike AstraZeneca.