SPAK kërkon dy vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe përjashtimin e tij për 5 vite nga shërbimet publike
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llala.
Mësohet se SPAK ka kërkuar dy vite burg për Llallën dhe përjashtimin e tij për pesë vite nga shërbimet publike.
Ky i fundit përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ndaj dhe për këtë arsye i zbresin 1/3 e dënimit, duke i mbetur 1.4 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga Shërbimi Publik, ky i fundit si dënim plotësues.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë. Në seancën e sotme, ai nuk ka qenë i pranishëm, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.
Ndërkohë, seanca e radhës është caktuar të mbahet më 2 prill.