SPAK cakton masën “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda
SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra për kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Ndaj Hysenit dyshohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje sekreti shtetëror. Kontrollet vijnë si rezultat i hetimeve të dosjes së AKSHI-t, teksa mësohet se aktualisht Hyseni ndodhet jashtë vendit, në Baku të Azerbajxhanit. Gazetarja Anila Hoxha raporton se BKH ka ushtruar kontroll në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ilir Proda ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në Shqipëri, deri në mars të vitit 2026. burimi top-channel.tv