Rekamë

Në datat 3, dhe 5 Tetor do të zhvillohet festivali tradicional mbarëkombëtar “Oda Dibrane”. Ky festival përfshin këngën, vallen humoristike, lojrave popullore etj. Nata e parë e këtij festivali do të mbahet sonte në Dibër të Madhe. Në këtë festival marrin pjesë shumë grupe kulturore artistike të cilat vijnë nga të gjitha trojet Shqiptare të cilët do të performojne pjesët e tyre artistike përballë publikut artdashës të Dibrës së Madhe. Në këtë festival si për çdo vit merr pjesë edhe grupi folklorik i qendrës kulturore Bulqizë. Këtë vit atij i janë bashkuar edhe grupe valltarësh nga zona e Martaneshit dhe ajo e Gollobordës të cilët do të paraqesin valle me motive të zonës së tyre si dhe kostumet e larmishme që përdorin.
Garues në festivalin mbarëkombëtar “Oda dibrane” 2019 do të jetë edhe ansambli ynë “Mati”, i cili do të performojë natën e dytë të këtij festivali që do të mbahet në pallatin e kulturës “Haki Stërmilli” në Peshkopi.