Situatë alarmante nga ndotja në Qafë Murrize, banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve

0
25

   Zona e njohur si Qafë Murrize, në Njësinë Administrative Xibër në Bashkinë e Klosit, po vijon të ndotet nga mbeturina të hedhura vend e pa vend. Kjo tabelë e vendosur nga Bashkia e Klosit dhe Ministria e Turizmit nuk i ka ndaluar dhjetra qytetarë që vijnë të pushojnë në këtë zonë apo qindra të tjerë që lëvizin në drejtim të Dibrës e Tiranës të mbajnë pastër ambjentin. Madje as paralajmërimet për ndëshkime administrative në rast të ndotjes së ambjentit nuk i kanë penguar pushuesit të hedhin mbetje nga më të ndryshmet në të gjithë vendin. Zona është tërësisht e ndotur që nga kufiri administrative me Bashkinë e Tiranës e deri tek hyrja e tunelit të Xibrit. Banorët e zonës thonë se duhet ndërhyrje e menjëhershme e institucioneve pasi zona po kthehet në një venddepozitimi mbetjesh. Seit Keta shprehet se ndotja ka ardhur që me hapjen e bajpasit të rrugës së Arbrit për qarkullimin e automjeteve.

Ndotja në këtë zonë është bërë shqetësuese për shkak se gjatë muajve të ngrohtë të vitit ka vizitorë të shumtë, të cilët kalojnë disa orë në natyrë, por që ambalazhet e produkteve që konsumojnë nuk i marrin me vete, por i lënë aty, duke shkaktuar një masakër të vërtetë mjedisore.