Temperaturat e ekstreme të motit krijuan mjaft probleme sidomos në Bashkitë Bulqizë e Dibër nga e hëna deri këtë të mërkurë. Por gjatë ditës së sotme ka patur rritje temperaturash në të gjithë vendin duke përmirësuar situatën edhe në zonat problematike. Prefekti i Qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu tha se momentalisht situata paraqitet e qetë dhe se të gjitha zonat rurale kanë komunikim me zonat urbane kryesisht në Bashkitë Bulqizë e Dibër. Po ashtu, Shehu shtoi se aktualisht probleme nuk ka as me furnizimin me energji elektrike e me ujë të pijshëm.

Sinoptikanët parashikojnë temperatura në rritje në ditët në vijim deri në ditët e para të muajit Shkurt ku do të ketë sërish rënie, por jo në nivelet e këtyre ditëve të fundit.