Braktisja e fshatrave në vendin tonë ka ardhur për shumë arsye, por një nga fshatrat që nisi të braktisej para viteve 90-të është Plani i Bardhë në Bashkinë e Klosit. Ato pak banorë të mbetur aty thonë se largimet masive nisën me ndërtimin e traverbankut të klosit apo siç njihet tuneli i kromit nga Bulqiza deri në fshatin Shëngjun në Klos. Hapja e tij sipas banorëve bëri që të shterronin të gjitha burimet ujore të fshatit. Imer e Vera Suldisha tregojnë se dikur në këtë fshat jetonin mbi 350 familje, ndërsa sot kanë mbetur më pak se 20. Prodhimi bujqsorë në fshatin Plan i Bardhë ishte në maksimum, me të gjitha kulturat bujqësore pasi çdo pëllëmbë tokë punohej, thonë çifti Suldisha.

  Në shkollën e këtij fshati mësonin mbi 300 nxënës, ndërsa Vera tregon se aty kishte edhe maternitet apo siç njihej në atë kohë shtëpi lindjeje.

Për Vera Suldishën, rkthimi i të gjithë atyre që u larguan duket thuajse i pamundur edhe pse ky fshat përshkohet nga rruga e Arbrit. Sipas saj, ata që mund të rikthehen, mund ta bëjnë vetëm për hapjen e ndonjë biznesi.

Shumë fshatra në vendin tonë kanë mbetur thuajse të shkretë pasi në këto 30 vite banorët e tyre kanë migruar apo emigruar në vendet perëndimore.

Enver Doçi