Nga Fatjon Baze
Andi Lila është një futbollist që i ka dhenë shumë futbollit shqiptar, si Kategorisë Superiore duke qenë një shembull për të rinjtë, por gjithashtu dhe Kombëtares shqiptare.
Është lloji i atyre lojtarëve që nuk shquhet për ndonjë talent të madh, por me shumë punë dhe pasion ka arritur t’ia dal të jetë në nivele të larta.
Gëzimi i tij pas golit të shënuar ndaj Rumanisë në fazën e grupeve të kampionatit Europian, është një imazh që do mbahet mend gjatë.
Tani është në fund të karrierës së tij dhe duket se i ka ngecur në derë ekipit të Tiranës, pasi me shumë po flet nëpër media se sa në fushën e lojës.
Prej disa muajsh ka marrë edhe një post tjetër, duke u bërë kryetar i Sindikatës së Futbollistëve Shqiptar.
Nëse në futboll ka dhënë një shembull pozitiv, në rolin e ri që ka marrë nuk po tregon të njëjten gjë, duke e nisur këtë rrugëtim të tij të ri në mënyra shumë të shëmtuara, pasi më shumë se sa të zgjidhë hallet e homologëve të tij, është duke u kthyer në një personazh që po i shërben Federatës Shqiptare të Futbollit.
Deri tani, gjëja me e “bujshme” që ka bërë në drejtimin e asaj Sindikate, janë sulmet qesharake që po kryen në drejtim të zv.kryeministrit, Erion Braçes. I fundit ishte këtë të dielë në një emision sportiv ku i kërkonte që të miratonin ligjin e sportit dhe të mos gënjenin më.
Kanë bërë dhe deklarata ku kërkonin rikthimin e Policisë në stadiume kur i është parë e nevojshme Federatës, ndërkohë që nuk e kanë mbajtur të njëjtin qëndrim javë më pas kur ka pasur sërish incidente.
Janë sulme që më shumë mbrojnë hallet e Federatës, se sa hallet e lojtarëve.
Nëse Andi Lila që drejton këtë Sindikatë do të niste betejën për të mbrojtur të drejtat e futbollistëve, sot në Shqipëri nuk do të duhej që të luhej më futboll në të gjitha Kategoritë.
Shumica e atyre lojtarëve që janë antarë të kësaj Sindikate, i kanë kontratat gjysmake, pagat u vonohen me muaj, ndërkohë që sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nuk iu paguhen dhe prej vitesh e kanë zhytur në informalitet pjesën dërrmuese të klubeve shqiptare të futbollit.
Shumica e atyre futbollistëve e quajnë luks dhënien e pagave në afatin e caktuar, ndërsa pagesat e sigurimeve shoqërore e shëndetësore as nuk e imagjinojnë dot.
Në respekt të djersës së tyre, sot ata futbollistë me në krye Andi Lilën si “kryetar” futbollin do të duhej të kishin indërprerë. Dhe të ishin të bindur që askush nuk do të merzitej për ndërprerjen, pasi tifozët kanë vite që i kanë boshatisur shkallët e stadiumeve, por përkundrazi do të merrnin elozhe për nismën e tyre.
Por, jam i bindur që një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi përveç FSHF-së, përgjegjësi për situatën informale, në të cilën gjenden klubet, kanë dhe institucione të tjera shtetërore, si Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve apo dhe Inspektorati Shtetëror i Punës. Dhe nuk besoj se Sindikata kërkon tu prishë qetësinë këtyre Institucioneve.
Një miku im, trajner i një klubi futbolli në Kategorinë e Parë më tregoi se si Armando Duka kishte telefonuar drejtorin e klubit për t’i thënë të mblidhte disa lojtarë për të mbedhur disa firma në ndihmë të Sindikatës.
E besova, siç besoj se në të ardhmen kjo Sindikatë do të kthehet në një Shoqatë ku do të ketë të drejtë vote për zgjedhjet e Federatës Shqiptare të Futbollit, që besoj se është dhe objektivi kryesor i të dy kryetarëve aktual dhe arsyeja pse është krijuar kjo Sindikatë.
Ndaj deklaratat e Andi Lilës që kërkon të bëhey proragonist në emrin si “Kryetar i Sindikatës”, duke i kërkuar llogari qeverisë, emrave të veçantë, apo qoftë edhe ndonjëherë FSHF-së, më shumë se sa serioze, merrini si “lloqe Kavaje”!