Shumë qytetar që kanë punuar në sitemin monist para viteve 90-të kanë humbur vitet e punës. Në institucionet e sigurimeve shoqërore për shumë qytetar mungojnë disa nga vitet e punës në atë sistem e për të tjerë mungojnë të gjitha. Por ka dhe raste kur vetë banorët kanë punuar pa u siguruar pas viteve 90-të, duke mbetur me ato të sistemit të kaluar, përllogaritja e sëcilave nxjerr një pension të papërfillshëm. I tillë është edhe rasti i Gjeladin Kosiqit nga Maqellara. Ai thotë se nuk mund të derdhë kontributet e viteve që i duhen për pension pasi vlera vjetore është shumë e madhe.

I ndryshëm është rasti për bashkëshorten e tij. Gjeladin Kosiqi shprehet se për bashkëshorten nuk figuron asnjë vit pune në Agjensinë e Sigurimeve Shoqërore në Dibër, ndonëse ka punuar në sistemin para viteve 90-të. Në këtë rast, autoritet i kanë kërkuar që t’i drejtohet gjykatës.