Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor Shqiptar ka njoftuar rritjen e çmimit të kurseve për marrjen e lejes së drejtimit të mjeteve motorike. Sipas kësaj drejtorie, marrja e patent shoferit për herë të parë do të kushtojë 85 mijë lekë të rinj, kjo një marrëveshje e arritur mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Shoqatës së Autoshkollave. Qëllimi i kësaj nisme është rritja e sigurisë rrugore dhe lufta ndaj informalitetit. Por qytetarët janë të ndarë në mendime. Sipas tyre, kjo rritje penalizon shtresat e varfra dhe nuk ka efekt në rritjen e sigurisë në rrugë.
Ndërkohë një ditë më parë Autoriteti Kombëtar i Konkurencës ka nisur një hetim në lidhje me marrëveshjen e tre instituicioneve, pasi dyshohet se kjo marrëveshje cënon konkurencën dhe tregun e lirë në këtë sektor.
Dritan Kurti