Gjatë këtij muaji ka një numër në rritje të të prekurve nga virozat stinore. Por mjekët thonë se ka ndryshim nga virozat e stinëve të kaluara të së njëjtës periudhë. Mjeku Pediatër pranë Spitalit Bashkiak Mat Rasim Rami thotë se të prekur nga këto viroza janë të gjitha grupmoshat, por sipas tij më kujdes duhet bërë tek fëmijët. Sipas Ramit, edhe pse numri është në rritje i të prekurve nga këto viroza, situata në përgjithësi në rrethin e Matit është nën kontroll. Viroza aktuale që qarkullon karakterizohet me temperaturë të lartë dhe kollë që zgjat për disa ditë.

  Rami ka edhe një apel për pdindërit që duhet të tregohen të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve si me ajrosjen e ambjentit, konsumimin e sa më shumë lëngjeve për fëmijët etj. Mjeku pediatër këshillon që nëse situata nuk ndryshon, atëherë duhet drejtuar tek mjeku specialist.   Aktualisht në repartin e pediatrisë së spitalit Bashkiak Mat, janë disa fëmijë të shtruar për shkak të komplikacioneve të virozës