Kjo e Martë ka sjellë rritje të rasteve të të infektuarve me Covid-19 në Mat e Klos. Në raportimet e bëra nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se në këto dy bashki janë shtuar 3 raste, një në Mat e një në Klos.
Në Bashkinë e Klosit është hapur një vatër e re e infeksionit. Burime pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor thanë se rasti është nga Njësia Administrative Xibër. Një i ri ka rezoltuar pozitiv pasi është vizituar në spitalin e Burrelit pas disa shqetësimeve. Ndërkohë, rasti tjetër mësohet se është nga vatra e shfaqur një ditë më parë. Qendra Shëndetësore e Klosit për momentin është mbyllur pasi pritet të dalin analizat për të gjithë personelin.
Edhe në Mat, rasti i sotëm është në një vatër të re në qytetin e Burrelit. Një rast i ri është shënuar edhe në Bashkinë e Bulqizës këtë të martë.
Numri total i personave aktiv me Covid-19 në Qarkun Dibër është 21 nga 17 që ishte një ditë më parë. Mjekët epidemiolog vijojnë të bëjnë apel për kujdes. Vendosja e maskës në ambjente të grumbulluara dhe të mbyllura, ruajtja e distancës fizike dhe përdorimi i dezinfektantëve vijojnë të jenë këshillat e mjekëve që të zbatohen nga të gjithë qytetarët.