Kryeministri Edi Rama ka një mesazh për qytetarët që janë gjobitur nga autoritetet greke për faktin se kanë shkelur afatet e qëndrimit të tyre në shtetin fqinj.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Rama iu bën me dije qytetarëve që të aplikojnë për t’u rimbursuar.
Postimi i plotë:
🟢 TË GJITHË QYTETARËT QË DISPONOJNË DOKUMENTIN E PAGESËS SË GJOBËS SË AUTORITETEVE GREKE PËR SHKAK TË KALIMIT TË AFATIT TË QËNDRIMIT NË GREQI, JANË TË LUTUR TË APLIKOJNË PËR RIMBURSIMIN:
*Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve
Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe SIÇ JAM ZOTUAR ATO DO TË RIMBURSOHEN NGA SHTETI SHQIPTAR
NE THEMI ATË QË BËJMË DHE BËJMË ATË QË THEMI