Mbërrijnë në Aeroportin e Rinasit 10,000 doza të vaksinës ruse “Sputnik” kundër koronavirusit.

Shqipëria duket se ka pranuar përdorimin e vaksinës ruse, ndonëse jo drejtpërdrejt me marrëveshje përmes dy shteteve.

Sipas informacioneve nga Kryeministria, sasia e vaksinave anti-Covid i janë bërë dhuratë Shqipërisë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

“Aeroporti Nënë Tereza – Mbërrijnë 10.000 vaksina Sputnik, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, miku i çmuar Muhammed Bin Zayed

Së shpejti shuma të konsiderueshme vaksinash të tjera do të pasojnë, duke na krijuar mundësinë të rrisim fuqishëm numrat e vaksinimeve ditore, për të dalë së shpejti nga tuneli i gjatë i kësaj lufte të egër”, shkruan kryeministri Edi Rama.

Pamjet e mbërritjes së vaksinës ruse në Rinas: