Një automjet i cili po lëvizte në drejtim të Tiranës ka shpërthyer në flakë këtë të dielë në Bypassin e Murrizit. Shpërthimi i menjëhershëm i ka rrezikuar jetën drejtuesit të automjetit i cili fatmirësisht doli në kohë prej tij.
Djegia e automjetit tip fuoristradë ka krijuar panik tek udhëtarët e tjerë ndërsa ka bllokuar qarkullimin der isa mjeti u dogj plotësisht. Mjeti zjarrfikës e ka patur të pamundur të ndërhyjë në kohë për shkak të rrugës së ngushtë dhe automjeteve që kishin krijuar varg afro 1 kilometër të gjatë.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes pasi u njoftua nga kalimtarë të rastit. Paraprakisht shkak dyshohet të jetë bërë shkëndijë elektrike si pasojë e mbinxehjes së automjetit gjatë lëvizjes së tij në malore drejt Qafës së Murrizit.