Nëse infektoheni me COVID ndërkohë që jeni në këtë vend me pushime, shteti do ju paguajë 3 mijë dollarë.

Bëhet fjalë për Uzbekistanin. Presidenti i Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev nënshkroi dekretin të martën. 3,000 dollarë është kostoja e vlerësuar e kujdesit mjekësor për trajtimin e koronavirusit në vend.

“Ne duam të sigurojmë turistët që ata mund të vijnë në Uzbekistan”, tha Sophie Ibbotson, ambasadori i turizmit nga Uzbekistani në Mbretërinë e Bashkuar.

“Qeveria është e sigurt se masat e reja të sigurisë dhe higjenës që po zbatohen në të gjithë sektorin e turizmit do të mbrojnë turistët nga COVID-19 sa presidenti të jetë i përgatitur të vendos para, aty ku është goja e tij: Nëse merrni COVID-19 në pushime në Uzbekistan, ne do t’ju ​​kompensojmë ”.