Grupet e punës në terren nga Zyra e Mbrojtjes Civile pranë Bashkisë Bulqizë kanë verifikuar deri tani 171 banesa dhe 8 pallate të dëmtuara nga tërmeti në të gjithë territorin e kësaj bashkie. Prefekti i Qarkut Dibër i cili është edhe kryetar i Shtabit të Mbrojtjes Civile në rang Qarku, Nexhbedin Shehu tha se 2 pallate janë në bulqizë njëri në lagjen e re dhe tjetri në lagjen e vjetër, ndërsa 6 pallate janë dëmtuar në qytetin e Krastës, palate të cilat sipas Shehut kanë qenë të amortizuara.

Sa i përket pallatit në lagjen e re të Bulqizës, ku edhe pse ka qenë shpallur i pabanueshëm nga ekspertët e institutit të Ndërtimit të Tiranës, Prefekti Nexhbedin Shehu tha se i ka kërkuar Bashkisë Bulqizë që të mos lejojë banorë të jetojnë në të për sa kohë ai është shpallur i rrezikshëm.

Të premten e kaluar Bulqiza u godit nga të paktën 7 lëkundje sizmike njëra prej të cilave ishte 4.5 e shkallës rihter.