Teksa na ndajnë dy ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor 2024 – 2025 pushteti vendor në Dibër ka bërë gati gjithë infrastrukturën për të pritur nxënësit e arsimit parauniversitar. Specialistët e ndërmarrjes së shërbimbeve publike po punojnë në godinat e fundit arsimore në të gjithë territorin e bashkisë në mënyrë që të hënën e javës së ardhshme të jenë gati. Zëvendëskryetari i Bashkisë Dibër, Rruzhdi Deda tha se puna nuk është përqendruar vetëm në ambjentet e brendshme, por edhe në ato të jashtme shkollore ku është ndërhyrë në hapsirat çlodhëse apo pushuese për nxënësit dhe stafin mësimor.

Nga ana tjetër, Deda tha se në tre shkolla po bëhet rikonstruksion i plotë dhe se me këtë ndërhyrje nxënësit do të kenë kushte bashkëkohore për zhvillimin e procesit mësimor.

Sipas zv/kryetarit të Bashkisë Dibër, Rruzhdi Deda, vëmendja e bashkisë ndaj institucioneve arsimore do të jetë edhe përgjatë gjithë vitit mësimor.