Komisioni Hetimor për çështjen “Meta” mbylli hetimin. Më 17 korrik, raporti paraprak do të jetë gati, ndërsa ditën e hënë votohet në komision.

Pritet që mazhoranca të mos kërkojë më shkarkimin e presidentit, por zgjidhjen e konflikteve përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore, sipas opinionit të Komisionit të Venecias.

“Data 17 dita e premte do të duhet të jetë afati, ku relatorët duhet të paraqesin raportin paraprak të hetimin, me qëllim që të hënën të bëhet diskutimi dhe miratimin e raportit përfundimtar”, u shpreh Ulsi Manja.