“Shifrat e të infektuarve të manipuluara”, Berisha: Në Has është një lagje e tërë me COVID-19

Share

Berisha shprehet se një lagje në Has është e infektuar dhe kjo gjë po mbahet e fshehtë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ha hedhur sot akuza të forta qundër Ministrisë së Shëndetësië, duke thënë se ka manipuluar shifrat e të infektuarve. Në një intervistë në ABC News, Berisha tha se sipas tij në vend ka një numër 10 herë më të lartë me të infektuar se sa shifrat zyrtare.

Më tej shtoi se në Has është një lagje e tërë e infektuar me COVID-19 dhe kjo gjë sipas tij po mbahet e fshehtë.

Janë të paktën 10 ose 15 herë më shumë sec është raportuar. Në Has sot, në Krumë është një lagje e tërë e infektuar me covid-19. Kanë vdekur 3 persona. Edhe në rrethe po ashtu. Për të qenë i vdekur nga covid duhet patjetër të ndërrosh jetën në spitalin Infektiv”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Read more

Local News