Franca është një nga shtetet europiane që po vuan më së shumti përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Pavarësisht rritjes së ndjeshme së viktimave dhe të të infektuarve, ministri francez i Shëndetësisë, Oliver Veran, u shpreh se pandemia ende nuk e ka arritur pikun.
“Ne jemi akoma në fazën e përkeqësimit të epidemisë”, ka thënë Veran për BFM TV.
Ai shtoi se masat e vendosura në luftën ndaj koronavirusit do të zgjasin derisa rreziku të jetë evident. Vetëm në 24 orët e fundit, në Francë u konfirmuan 833 persona të vdekur, ndërsa një ditë më parë 518 persona humbën jetën.
Deri tani, në Francë janë konfirmuar 98984 persona të prekur, nga të cilët 8911 kanë ndërruar jetë, shifra këto të cilat e rendisin si shtetin e pestë me numrin më të lartë të prekurve dhe i treti për numrin e të vdekurve.