Shpallet në kërkim djali tjetër i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Shkëlqim Babasit, Even Babasi. Dosja.al ka mësuar se pas prangosjes së të vëllait, Roisit gjatë marrjes në pyetje të disa personave është zbuluar se personi që ka qëlluar me armë zjarri është Even Babait. Policia dhe prokuroria janë të bindura se është ai, personi që qëlloi me “Bereta”, bodigardin e djalit të biznesmenit I.H., F.H, shtetasin Gazmir Bushaj.

Djali i ish-deputetit të Partisë Demokratike, akuzohet nga prokuroria për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosje e rëndë” me dashje. Që nga 16 korriku e deri më sot, ai është shpallur në kërkim por nuk është mundur dot që të arrestohet nga policia.

Burime bëjnë me dije se në pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit ku ishin ulur dy grupet kriminale, rreth orës 00:30 ka qëlluar me pistoletë Gazmir Bushajn, në momentin kur ky i fundit, po tentonte që të qëllonte me thikë për herë të dytë, të vëllain e tij, Rois Babasin, i cili ndodhet i shtruar në një spital privat.

I riu ka një plag në krah, ndërsa gjykata ka caktuar 10 ditë burg. Ndërkohë që në këtë sherr, ku janë përdorur pistoletat dhe thikat, janë të përfshirë djem politikanësh e biznesenësh. Ervis Bajraktari (pronar i rrjeti taksish), Ritvan Toskaj, Fatmir Hysenbelliu., djali i biznesmenit Irfan Hysenbelliu (pronar i News24), bashkë me truprojën e tij, Gazmir Bushaj, dy djemtë e deputetit socialist Tom Doshi J dhe M.Doshi, dhe dy djemtë e ish-deputetit të PD, Ndriçim Babasit, Even dhe Rois Babasi.

Në pamje shihet sesi truproja i F.H., Gazmir Bushaj shkon me thikë dhe qëllon Rois Babasin, dhe në momentin kur tenton që ta qëllojë për herë të dytë, ai plagoset në këmbë nga Even Babasi, i cili shkon të mbrojë të vëllain.

Marre nga Dosja.al