Dibër- Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona M. Gj, 56 vjeç dhe D. Rr, 48 vjeç, si dhe ka shpallur në kërkim A. Rr, pasi janë përfshirë në një sherr.

Policia bën me dije se në fshatin Limjan, janë konfliktuar për motive të dobëta fillimisht shtetasit I. Gj., 29 vjeç e A. Rr., 20 vjeç dhe më pas janë përfshirë  në sherr edhe prindërit e tyre. Në këtë ngjarje janë plagosur dy persona D. Rr. dhe I. Gj., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Dhunim i banesës”.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda. Vihen në prangat e Policisë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim policor 1 tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë se në fshatin Limjan po ndodhte një konflikt mes disa personave, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Në fshatin Limjan, janë konfliktuar për motive të dobëta fillimisht shtetasit I. Gj., 29 vjeç e A. Rr., 20 vjeç dhe më pas janë përfshirë në konflikt edhe prindërit e tyre. Si pasojë e këtij konflikti kanë marrë dëmtime shtetasit D. Rr. dhe I. Gj., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

M. Gj., 56 vjeç dhe D. Rr., 48 vjeç, banues në fshatin Limjan, Dibër, si dhe është shpallur në kërkim policor shtetasi A. Rr, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Dhunim i banesës”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për hetime të mëtejshme.