Termometri ka shënuar 39°C ditën e sotme në Elbasan ndërsa temperatura më e lartë në Burrel për sot ka qenë 34°C, ndersa ne Klos i ka kaluar te 37°C
Sipas Shërbimit Meteorologjik, “zjarri” me origjinë nga Afrika e Veriut do të vijojë edhe për ditën e nesërme. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore. Temperaturat në orët e mëngjesit do të pësojnë rritje duke u luhatur nga vlerat 18-24°C ndërsa ato në vlerat e mesditës pothuajse me ato të ditës së sotme 37-38°C.
Era do të jetë me drejtim kryesor Veriperëndim – Verilindje kryesisht e qetë por pranë brigjeve në mesditë e pasdite fitonë shpejtësi deri në 10m/s.