Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel - Klos, drejtuesit e mjeteve: duhet kontroll

Shembja shkëmbit në rrugën nacionale Burrel  - Klos, drejtuesit e mjeteve: duhet kontroll

Një masiv i madh shkëmbor ra në asfalt në vendin e quajtur "Shkëmbi kuq" në rrugën nacionale Burrel - Klos pasditen e së shtunës, duke rrezikuar jetën e uëhdtarëve. Shkëmbi ra në rrugë teksa kishte qarkullim të madh automjetesh që lëviznin në drejtim të Burrelit dhe Klosit. Për fat të mirë një familje ka shpëtuar mrekullisht teksa masivi u shemb thuajse njëkohësisht kur po kalonte në drejtim të Burrelit. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën efektivët e policisë rrugore që menaxhuan qarkullimin e automjeteve deri në mbërritjen e një mjeti tip fadromë të firmës mirëmbajtëse. Ndërhyrja e plotë është bërë këtë të hënë ku mjetet e firmës mirëmbajtëse larguan të gjitha masivet e shëmbit që kishin rënë në rrugë. Por, drejtuesit e mjete apelojnë për kontroll të vazhdueshëm të autoriteteve për shkak se ka shumë pika të rrezikshme si kjo tek “Shkëmbi kuq”. Aksi Burrel - Klos ka disa pika të rrezikshme për shembjen e shkëmbinjëve të tillë. I njëjti formacion shkëmbor dhe i rrezikshëm është në Suç, tek "Përroi i Keçit", në fshatin Bërshi të Klosit dhe në afërsi të urës së fshatit Fshat.