Zyrtarisht kemi hyrë në muajin e parë të pranverës ku disa nga pemët tashmë kanë nisur lulëzimin. Por sipas specialistëve, kjo nuk do të thotë që procesi i krasitjes të ndalojë. Ata shprehen se të paktën deri në mesin e muajit Mars, hardhitë dhe disa lloje të pemëve frutore mund t’i nënshtrohen procesit të krasitjes dimërore. Specialisti i bujqësisë, Ilir Çeliku, nga fshati Kurdari i Klosit, thotë se për një pjesë të frutikulturës kjo është periudha e artë e krasitjes, por që duhet përshpejtuar procesi dhe të mos kalojë mesin e muajit Mars. Çeliku shton se krasitja i shton jetëgjatësinë pemës si dhe rrit prodhimin.
Nga ana tjetër, Çeliku shprehet se ndryshimet klimatike kanë sjellë edhe ndryshim të proceseve. Problem për bujqësinë mbeten pesticidet të cilat sipas tij nuk janë sipas standarteve të kërkuara. Megjithatë, specialisti i bujqësisë Ilir Çeliku shton se ja vlen të merresh me bujqësi.
Pas disa ditësh me temperatura të ulta dhe reshje shirash, kjo javë pritet të sjellë ngrohje të motit me temperatura që do të shkojnë deri në 22 gradë celius në fundjavë.