Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji të martën është shprehur se PD ka parashikuar që deri me datë 15 shtator, të përzgjedhë kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkish.

I ftuar në emisionin “Në Fokus” në televizionin TVT me gazetarin Nertil Agalliu, Salianji theksoi se PD ka nisur përgatitjen shumë kohë më parë për të përzgjedhur kandidaturat e saj për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme, një proces i cili pritet të përfundojë nga mesi i muajit shtator.   

Ne si forcë politike kemi nisur përgatitjen shumë kohë më përpara dhe tani, deri me datë 15 shtator, do të mbyllim dhe do të përfundojmë procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për kryetar bashkie dhe për deputet”, tha ai.

Ndër të tjera, Salianji foli edhe për garancitë e procesit zgjedhor, ku sipas të cilit, strukturat e Partisë Demokratike do të monitorojnë fushatën dhe do të denoncojnë në çdo rast të ndonjë konstatimi për shitblerje vote apo presione të formave të ndryshme ndaj qytetarëve.