Segmenti rrugor nga Ura e Çerenecit deri në Maqellarë është mbuluar nga mjegulla e dendur këtë të Mërkurë.

Fushëpamja për drejtuesit e automjeteve ishte shumë e kufizuar ndërsa nga patrullat e policisë rrugore u kërkohej reduktimi i shpejtësisë së lëvizjes.

Situatë problematike mbetet zona e Gjoricës, sidomos për banorët e zonës të cilët duhet të kalojnë rrugën e Arbrit, ku prezenca e mjegullës i vë në rrezik.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në segmentin e Gjoricës pasi ka lëvizje edhe të këmbësorëve por edhe  të kafshëve që mund të bëhen burim aksidenti.

Ndërkohë prani të mjegullës ka patur edhe në aksin rrugor Ura e Matit – Klos dhe Baz – Ura e Ulzës, por fatmirësisht kjo dukuri atmosferike nuk është bërë shkak për aksidente rrugore.