ARRSH dhe Policia Rrugore njoftuan sot se duke nisur nga ora 8:00 e ditës së nesërme, 8 maj 2019, deri në 17 korrik 2019 do të jete e hapur vetëm një korsi në autostradën Tiranë-Durrës, nga ish-Dogana në Qafë Kashar deri në Vorë. Arsyeja është vendosja e sistemit të ndriçimit.
Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi.
Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës dhe do të realizohen në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.
Punonjësit e ARRSH, Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkuan mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve te zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë segment rrugor.
Bllokimi i nje prej arterieve kryesore ne vend ka nisur qe prej fillim vitit, dhe rezulton te jete i treti. Ne 4 janar autostrada u mbyll per rreth 2 jave per shkak te punimeve ne kete aks, me pas ne 13 shkurt perseri u mbyll per 5 dite pasi do mbeheshin nderhyrje per te paramdaluar permbytjet duke u mbyllur perseri ne daten 8 maj per rreth 2 muaj e 10 dite.