Rruga që dikur lidhte gjithë Njësinë Administrative Xibër me qytetin e Klosit ka mbetur jashtë vëmendjes për shkak të ndërtimit të rrugës së Arbrit. Ndonëse kjo rrugë nuk përdoret më nga të gjitha fshatrat e Xibrit, ajo i shërben fshatit Petralbë në Gurin e Bardhë.

Banorët e këtij fshati e përdorin ende këtë rrugë që nis nga fshati Fshat tek rreth-rrotullimi pasi ka distancë më të shkurtër se rruga tjetër nga fshati Shkallë në Qafë Ukë etj.

Por duke qenë se tashmë rrugë për dy fshatrat Petralbë dhe Gurë i Bardhë konsiderohet ajo që kalon nga fshati Shkallë, rruga tjetër është thuajse jashtë vëmendjes së autoriteteve vendore.

Banorë të Petralbës thanë jashtë kameras se duhet mirëmbajtje e vazhdueshme e rrugës dhe jo vetëm atëherë kur bëhet e pakalueshme të ndërhyhet në të. Ata kërkojnë që Bashkia Klos të vendosë një punëtorë që të punojë çdo ditë dhe të gjitha automjetet të kenë mundësinë të qarkullojnë.

Stinët me shi janë problematike për këtë rrugë së cilës i mundojnë kanalet kulluese anësore e për pasojë, uji vërshon përmes duke krijuar hendeqe e gropa të mëdha.