Ballina SOCIALE Rruga e Lagjes Pacar në Dars, banorët: Ka nevojë për më shumë...

Rruga e Lagjes Pacar në Dars, banorët: Ka nevojë për më shumë investim

0

Bashkia e Klosit ka vijuar të ndjekë zgjidhjen e nisur 3 vite më parë për rrugët rurale problematike, duke shtruar me beton pjesët më të rrezikshme apo më të vështira. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me rrugën e lagjes Pacar në fshatin Dars. në këtë rrugë disa malore janë shtruar me beton për të zgjidhur problemin e qarkullimit të mjeteve në çdo stinë. Por banorët shprehen se investimet e deri tanishme nuk zgjidhin problematikën e kësaj rruge pasi ka edhe disa pjesë të tjera që sidomos në ditët me shi apo gjithë stinën e dimrit, kalimi me mjete në to është pothuajse i pamundur. Ata kërkojnë që në këto pjesë të bëhet e njëjta gjë, të shtrohen me beton.
Rrugët rurale vijojnë të jenë problematike në Bashkinë e Klosit, me gjithë ndërhyrjet e bëra nga kjo e fundit.

https://www.youtube.com/watch?v=q9vVCDjZJNQ&ab_channel=MATTELEVIZION
Exit mobile version