Ballina Qarku Diber MAT Nis riveshja me asfalt e rrugëve të Burrelit

Nis riveshja me asfalt e rrugëve të Burrelit

0

Ka nisur këtë të mërkurë riveshja me asfaltobeton e rrugëve të brendshme të qytetit të Burrelit. Firma e cila po zbaton projektin e Bashkisë së Matit ka nisur punën me rrugën nga kryqëzimi i Turizmit deri para Muzeut Historik Mat.

Pak ditë më parë rrugët kryesore të qytetit të Burrelit u gërryen për t’i riveshur me asfalt të ri. Pasi është bërë pastrimi i nevojshëm i karrexhatës, është hedhur bitumi, hedhja e asfaltit dhe ngjeshja me rrul.

Devijimi i trafikut dhe zhvendosja e mjeteve në këtë rrugë është bërë nga efektivët e Policisë Bashkiake dhe ato të Komisariatit të Policisë së Matit. Ndërkohë, puna do të vijojë në të gjitha rrugët e qytetit të Burrelit që janë hapur për riveshje. Nisur nga kjo, Bashkia Mat kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve gjatë këtij procesi pune. Gjithashtu, ju kërkohet që të mos parkojnë në rrugët që do të ndërhyhet sipas grafikut të përcaktuar.

https://youtu.be/jIZm89Jud_w

Exit mobile version