Banorët e lagjes “Haxhiaj” në fshatin Urakë të Njësisë Administrative Rukaj në Bashkinë e Matit, ankohen për gjendjen e rrugës së tyre. Ata shprehen se nuk po tregohet vëmendje nga pushteti vendor ndaj infrastrukturës.
Sipas banorëve, dikush ka investuar e gjithë lagjja për ta shtruar këtë rrugë, ndërsa sot ka nevojë vetëm për mirëmbajtje. Edhe drejtuesit e mjeteve ankohen për gjendjen e rrugës e cila sipas tyre, prania e gropave e pengon qarkullimin normal në të.
Ruga në fjalë përdoret jo vetëm nga lagjja “Haxhiaj” por edhe nga lagjja pranë shkollës 9-vjeçare. Në të njëjtën rrugë duhet të kalojnë edhe banorët e fshatit Ndrelalaj. Pjesa më e dëmtuar e saj është pranë shkollës, ku kërkon ndërhyrje të menjëhershme.