banorët: “Duhen mbrojtëse”
Banorët e fshatit Bejn në Bashkinë e Klosit, megjithëse e kanë të asfaltuar rrugën e fshatit të tyre, ata ankohen për mungesën e sigurisë.
Në të gjithë aksin i cili kalon përmes banesave të këtij fshati, mungojnë barrierat metalike anësore. Për banorët ky është një problem shumë i madh pasi mjetet që lëvizin aty, rrezikojnë në biejnë në oborret e banesave të tyre.
Edhe drejtuesit e mjeteve e ngrejnë këtë shqetësim, pasi lëvizin me frikë në këtë rrugë e cila megjithëse ofron lëvizje komode, mungesa e barrierave mbrojtëse metalike anësore e bën atë të rrezikshme:
Mungesa e mbrojtëseve metalike në këtë aks, ka bërë që shpeshherë mjetet të dalin jashtë rruge gjatë qarkullimit të tyre aty.