Asfaltimi i plotë i rrugës së fshatit Fshat që lidh Klosin me rrugën e Arbrit pritet të përfundojë në fundjavë. Firma zbatuese e projektit të rrugës së Arbrit vijon punën në mënyrë intensive për përgatitjen e trasesë që do të asfaltohet brenda kësaj jave. Puna po bnëhet me volum të lartë me disa mjete që nga rrethrrotullimi tek vend ii quajtur “Mani i zi” deri në lagjen “Zeneli” ku dhe është asfaltuar një pjesë e aksit pak ditë më parë.
Ndërkohë, një pjesë e këtij segmenti është asfaltuar me shtresën e parë, ku shtresa e dytë do të hidhet në muajt në vijim. Burime pranë firmës thanë se momentalisht rruga do të ketë vetëm njërën shtresë të asfaltit pasi do të testohet për çedime duke qenë se është aks i ri.
Ende nuk është vendosur se ku do të ndërtohet ura e re mbi lumin Mat tek vend ii quajtur “Ura e Fshatit”. Janë dy versione në të cilin mund të ndërtohet në anën lindore apo perëndimore të urës ekzistuese, megjithatë do të jenë ekspertët ata që do të vendosin se ku do të bëhet ura e re. Jashtë kameras banorë të fshatit Fshat thanë se i gjithë k yaks i ri, duhet të shoqërohet me kanale kulluese anësore pasi në stinën e dimrit mund të krijohen problem nga reshjet e shiut.