Ballina SOCIALE Rritet çmimi i lakrës në Dibër, prodhuesi: “Punojmë me shumë vështirësi

Rritet çmimi i lakrës në Dibër, prodhuesi: “Punojmë me shumë vështirësi

0

Rritja e kostos së punimeve dhe proceseve të tjera është reflektuar menjëherë këtë vit edhe në çmimin e lakrës në Dibër. Edmond Toska nga fshati Dorshisht i Dibrës është një ndër prodhuesit e lakrës në këtë zonë, të cilën e kultivon me ndihmën e familjes së tij prej shumë vitesh. Tregtari Toska thotë se kultivon çdo vit 5 dynym tokë me lakër, të cilën e shet gjatë vjeshtës kryesisht në rrugë pasi mungon tregu në qytetin e Peshkopisë. Ai shprehet se nuk ka patur asnjë ndihmë nga shteti ndërsa çmimi i këtij vit ii cili është më i lartë se i vitit të kaluar, është i diktuar nga rritja e kostos deri në prodhim.

  Megjithë rritjen jo të lartë të lakrës, prodhuesi Edmond Toska shprehet gjithashtu se ka një interes të qytetarëve të cilët kryesisht e kërkojnë për turshi për ta përdorur në stinën e dimrit.

Exit mobile version