Ndonëse është një aks tashmë i përfunduar prej vitesh i rrugës së Arbrit, segmenti nga Qafa e Buallit e deri tek Ura mes dy lagjeve të Bulqizës, është shumë i rrezikshëm.
Ulja e trasesë së rrugës ka bërë që në të të krijohen probleme, duke u bërë shkak për shumë aksidente rrugore. Mjetet përballen këtu me befasi dhe përfundojnë jashtë rruge, ku shpeshherë aksidentet kanë qenë me pasojë të rënda.
Ndonëse është trajtuar mediatikisht disa herë ky problem, deri tani nuk ka marrë zgjidhje. Përkundrazi, rruga po leojhet të dëmtohet çdo ditë e më shumë.
E vetmja sinjalistikë në këtë pjesë të rrezikshme janë këto gurë, që drejtuesit e mjeteve të mos lëvizin nga ana më e dëmtuar e rrugës.
Drejtuesit e automjeteve kanë apeluar vazhdimisht ndaj organeve përgjegjëse që të ndërhyrjnë, por siduket zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhër.