RROKADA NË POLICINË E SHTETIT, NDËRROHET E GJITHË KUPOLA DREJTUESE NË QARKUN DIBËR

RROKADA NË POLICINË E SHTETIT, NDËRROHET E GJITHË KUPOLA DREJTUESE NË QARKUN DIBËR

E gjithë kupola drejtuese e Policië së Shtetit në Qarkun Dibër është ndërruar. Ndryshimet kanë nisur prej ditësh ndërsa këtë të martë janë finalizuar me ndërrimin e drejtuesve të drejtorive. Kështu, në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër është vendosur Xhevahir Karaj, pasi është shpallur fitues në konkurrimin për Drejtor Qarku, ai emërohet në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër. Më parë këtë detyrë e mbante Armir Gjikolaj, i cili është emëruar në detyrën e Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve. Por pak ditë më parë janë zëvendësuar edhe drejtuesit e komisariateve. Komisariatin e Dibrës do ta drejtojë në vazhdim Bilal Selmanaj, i cili më herët ka mbajtur postin e Shefit të Komisariatit të Policisë Librazhd. Në Bulqizë, është larguar si drejtues i komisariatit të policisë së këtij rrethi Gentian Dedej dhe në vend të tij është emëruar Ergys Gjoni. Edhe në Komisariatin e Policisë Mat ka patur lëvizje. Pas një periudhe me vakancë, në krye të Komisariatit të Policisë Mat është emëruar Oltion Gjoni, i cili më parë ka drejtuar komisariatet e Policisë në Lezhë dhe në Kukës. Rrokada ka përfshirë edhe nivelet e nëndrejtorëve, duke bërë që të ketë një rifreskim të plotë të të gjitha institucioneve në të gjithë vendin.