Ballina SOCIALE Rrobaqepsia, një profesion i trashëguar në familjen Alushi në Bulqizë

Rrobaqepsia, një profesion i trashëguar në familjen Alushi në Bulqizë

0

Profesioni i rrobaqepësit ishte dikur një profesion shumë i rëndësishëm për shkak ë mungesës në masë të veshmbathjeve apo rrobave të tjera të nevojshme. E në mungesë të masës, qytetarët e para viteve 90-të detyroheshin që rrobat t’i qepnin jo vetëm me porosi, por edhe atëherë kur ata griseshin. Në familjen Alushi në Bulqizë, kjo punë është nisur nga e zonja e shtëpisë për tu trashëguar më pas 5 nga 6 fëmijët. Arjan Alushi, na tregon se profesionin e trashëgoi nga nëna e cila e ka ushtruar për dekada me radhë. Por nuk ishte vetëm Arjani i cili e mori këtë zanat, por edhe 4 fëmijët e tjerë. Me këtë punë, Arjan Alushi thotë se ka rritur e shkolluar fëmijët e tij.
Arjani nuk arriti ta trashëgonte tek fëmijët, por kjo nuk do të thotë se ai do ta lërë këtë punë. Kohët e fundit sipas Arjan Alushit nuk ka patur shumë punë për shkak të largimit të njerëzve në zona të tjera dhe jashtë vendit.
Arjani e kalon pjesën më të madhe të ditës në rrobaqepsinë e tij, në të cilën punon me gjithë pasionin që ka për këtë punë.

Exit mobile version