Shkak është bërë shkrirja e disa gjykatave të shkallës së parë. Në Qarkun Dibër me këtë vendim të KLGJ shkrihet gjykata e shkallës së parë të Matit. Në Qarkun Dibër të gjitha çështjet gjyqësore do të zhvillohen në Gjykatën e Shkallës së parë në Peshkopi. Avokatët kundërshtojnë me pretendimin se ky vendim do të krijojë ngarkesa dhe kosto më të larta për klientët e tyre. Këtë të Martë nuk është zhvilluar asnjë seancë e parashikuar, kryesisht civile ku përfaqësohen me avokatë, ndërsa kanë vijuar rregullisht seancat e masave të arrestit të cilat nuk mund të shtyhen. Përfaqësuesi i Dhomës së Avokatisë në Dibër, Ismail Uka tha se vendimi i avokatëve për bojkot është më se di drejtë pasi cënon rëndë të drejtat e qytetarëve për të marrë shërbimet në drejtësi aty ku janë.
Sipas njoftimit zyrtar të dorëzuar një gjykatën e rrethit gjyqësor Dibër, avokatët do të braktisin seancat deri në datën 17 Qershor.