Rrite ndotja në “Vabli”, qytetarët që mbushin ujë tek burimet, lënë bidona plastik

0
62

  Zona e njohur si “Vabli” në Shkopet, ku ndodhen edhe disa burime ujore, po vijon të ndotet sidomos nga mbetjet plastike. Qytetarë që vijnë nga Miloti, Laçi etj për të mbushur ujë me automjete, kanë krijuar një ndotje të madhe të mjedisit përrreth.

Siç duket nga pamjet, ana e poshtme e rrugës në Vabli është mbushur me bidona plastikë e mbetje të tjera të cilat janë hedhur nga persona të papërgjegjshëm që shkojnë aty çdo ditë për të mbushur ujë për familje apo për biznese. Pamja që kanë krijuar është e shëntuar dhe ndotëse.

Kjo është zona që vijon e ndotet edhe pse i gjithë aksi është i pastër nga mbeturinat pasi pastrohet rregullisht. Të gjithë ata që shfrytëzojnë këto burime ujore për tu furnizuar me ujë, janë shkaktarët e ndotjes së ambjentit me hedhjen pa kriter. Ndërkohë, edhe kontejneri i mbeturinave që ishte vendosur aty nga Bashkia Mat në Vabli është zhdukur, ku një mundësi është të jetë hedhur në ujërat e liqenit të Shkopetit dhe një mundësi tjetër është të jetë marrë për qëllime shfrytëzimi nga persona të papërgjegjshëm.